Norris në “pole position” në Sprintin e Miami-t, Antonelli në rreshtin e parë në tentativën e fundit, zhgënjen Ferrari
Valtteri Bottas, aktualisht piloti i Cadillac në Formula 1 mori guximin për t’u hapur si pak sportistë të elitës duke treguar së cfarë mbante përbrenda. Shëndeti mendor është një problem që mund të prekë edhe yjet e kampionatit më të ndjekur të garave automobilistike.
Piloti finlandez tregoi atë që jo të gjithë janë të aftë që ta tregojnë, tregoi për disa tendenca obsesive e kompulsive të tij që e bënë atë të privohej nga të ushqyerit nga shqetësimi se te ëilliams kishte një makinë me peshë të tejkaluar.
Në një intervistë për ‘The Players Tribune’ pranoi se kur bëri debutimin e tij në Formula 1 nuk kishte interesa të tjerë jashtë botës së automobilizmit. ‘Gjithçka rrotullohej rreth garave. Nuk më interesonte asgjë tjetër. Një gjë e tillë nuk është një problem deri sa bëhet problem-tregon Bottas
Kurse tani është krejtësisht e kundërta. Në rrjetet sociale ai tregon hobbie të shumtë të tij dhe teksa praktikon edhe disiplina të tjera sportive si çiklizmi. Por Bottas, fitues i 10 garave në Formula 1 ka përjetuar gjithçka shumë keq. ‘Nisa të mos ushqehesha, humbja e peshës ishte totalisht e madhe, më shkatërroi nervat dhe më konsumoi në aspektin mendor dhe fizik-tha Bottas
Skuadra Williams i kërkoi të humbasë 5 kg për të kompensuar peshën e tejkaluar të makinës dhe ai mendoi pse jo dyfishin e kësaj peshe.
‘Pesë? Pse jo 10 kg. Do ta bëjmë makinën shumë më të shpejtë. Në çdo menu konsumoja lulelakër dhe broccoli në avull-tregon më tej Bottas- e gjithë kjo më konsumonte. Zgjohesha në 04:00 të mëngjesit sepse zemra më dilte vendit, isha si një i droguar sepse ndihesha mirë vetëm me këtë’
Valtteri Bottas tregoi gjithashtu se shihej në pasqyre dhe vinte re silutetën e tij gjithnjë e më të dobët. Nuk e kishte idenë sesa peshë kishte humbur. ‘Dukesha i sëmurë, ajo nuk kishte të bënte me garat-tha Bottas- në podiume me shampanjë buzëqeshja, por në shtëpi dukesha si një fantazmë’
Çfarë e ndali këtë tendence obsesive? Vdekja tragjike në pistë e Jules Bianchi. Në atë moment Bottas vendosi të ndryshojë gjithçka dhe kërkoi ndihmë.
‘Në atë moment nuk më interesonte asgjë, kujtoj që e fejuara ime më uroi një fluturim të këndshëm dhe unë që mendoja: ‘po sikur avioni të përplaset, kujt do t’i interesojë?’-kujton Bottas
Por tani Bottas ka dalë nga ai tunel dhe tani me Cadillac po përjeton një etapë të dytë më të shëndetshme në Formula 1.
Top Channel