Provat zyrtare të F1/ Russell niset i pari në Montmelo, por Hamilton me Ferrari duket çdo ditë e më pranë. Leclerc “përqafon” barrierat
Erjon Bogdani bën një tjetër arritje të rëndësishme në futbollin italian. Ish-sulmuesi i shquar i Shqipërisë prej disa muajsh u angazhua te klubi i Mantovës në Serinë B italiane në rolin e bashkëpunëtorit të ngushrt të drejtorit sportiv Leandro Rinaudo.
Dikur shokë skuadre te Siena, ata bashkëpunojnë prej vitesh. Mantova fitoi të premten kundër Monzas 3-2 dhe siguroi matematikisht mbijetesën, ndërsa Rinaudo dhe Bogdani e morën drejtimin sportiv të klubit kur ekipi ishte në vend të fundit.
Mantova aktualisht ka 52 pikë dhe renditet në vend të 10-të, ndërsa dyshja Bogdani-Rinaudo treguan se dinë të punojnë mirë në futbollin italian dhe të arrijnë rezultate të mëdha. Vitet e fundit ata punuan te Palermo.
E ngjitën skuadrën në Serinë B, shpallën të rinjtë e klubit kampionë Italie dhe ndërtuan një ekip pretendent për Serinë A. Vlen për tu kujtuar se Bogdani mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares me 18 rrjeta në 75 ndeshje.
Top Channel