Tifozeria e Realit të Madridit është e bezdisur nga Kylian Mbappe. Për paraqitjet e tij të kohëve të fundit, por edhe për udhëtimet jashtë Madridit teksa është në periudhë rikuperimi nga dëmitimi i pësuar.

Sulmuesi i Los Blancos dhe e dashura e tij, Ester Exposito, fillimisht janë janë parë në Paris dhe më pas në Cagliari të Sardegnas.

Imazhet e çiftit si në kryeqytetin francez dhe në ishullin italian janë bërë virale në rrjetet sociale dhe si pasojë kritikat nga një pjesë e mirë e tifozerisë madridiste kanë qenë të shumta teksa nuk e kuptojnë faktin që futbollisti udhëton teksa është duke u rikuperuar nga dëmtimi i tij.

Sulmuesi francez, që ka si objektiv të jetë në fushën e lojës në El Clasico e 10 majit, edhe në Francë ka gjeneruar kritika teksa Botërori i kësaj vere po afron gjithnjë e më shumë. Nuk është se ai nuk konsiderohet si futbollist titullar, por ajo që i kërkohet është të punojë siç bëjnë Dembele dhe Olise.

Top Channel