Live/ Dita e 33-të e tubimit në Tiranë, protestuesit dalin me komunikatë pas sulmit me vezë ndaj deputetëve: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi 02/07 20:05
Luka Modric është një çështje shumë e rëndësishme në Milano për shkak se I mbaron kontrata në fund të këtij sezoni. Në lidhje me këtë çështje ka folur drejtori vlonjat i kuqezinjve, Igli Tare.
“E ardhmja e Modricit? Mendoj se ai do të zgjedhë me zemër. Mendoj se do të qëndrojë me Milanin”, mësohet të jetë shprehur ish-sulmuesi i Kombëtares në një intervistë për DAZN.
“Kur u takuam në Kroaci, e dija që Luka kishte qenë tifoz i Milanit që nga fëmijëria. Ai kishte disa oferta, por donte të përmbushte ëndrrën e tij. Ardhja e tij ishte shumë e rëndësishme për ne, edhe për sa i përket mentalitetit tonë”, tha Tare mes të tjerash.
Top Channel