Në fillim shkëndijat, më pas përkëdhelja, Conte vlerëson Fabregas: Më ngjan, është i destinuar për të qenë trajner

02/05/2026 21:56

Në fushën e lojës gjatë ndeshjes pati një pëplasje mes Antonio Contes dhe Cesc Fabregas, madje u arrit sa të përdorej edhe ndonjë fjalë e rëndë dhe e gjithë kjo në momentin kur trajneri spanjoll po ankohej te arbitri i katërt për një faull.

Por pas ndeshjes, trajneri salentin deshi të sqarojë episodin duke mos ia kursyer fjalët e ëmbla në drejtim të kolegut të tij.

‘Zënka me Fabregas?  Mua Cesc në pankinë më pëlqen, është gjaknxehtë. Duke qenë se edhe unë jam kështu…më ngjan-tha trajneri i Napolit-persona që kanë pasion, pasion për punën që bëjmë. Cesc duket që të studion. Është i destinuar të bëjë këtë profesion’

Antonio Conte bëri edhe një analizë të ndeshjes me Comon.

‘Me siguri ishte një ndeshje e mirë, sepse nëse nuk bën mirë, nuk del pa dëme që këtu-shtoi Conte-si ne ashtu edhe ata kishim shumë në lojë; ndoshta ata më shujmë se ne përsa i përket zonës Champions. Në pjesën e parë e patëm të vështirë të ushtronim mirë presion. Të mos harrojmë që ata kanë një lojtar të lëvizjes pranë portës dhe është e vështirë t’i kapësh lart. Mjafton edhe lëvizja më e vogël e gabuar dhe ai gjen zgjidhjen për të nisur shokët e skuadrës në vertikalizim duke na detyruar të vrapojmë prapa për 80 m. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe iu afruam edhe golit të fitores. Tani janë edhe 3 ndeshje për të siguruar zonën Champions dhe për të mbyllur sezonin në pozicionin më të lartë të mundshëm. Djemtë bënë mirë në një fushë të vështirë’.

Top Channel