Vodhi disa varëse floriri më vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Për tre ditë Shqipëria do kthehet në qendrën e drejtësisë ndërkombëtare.
Nga data 6 deri në 8 tetë maj Kongresi Botëror i ligjit do të bëjë bashkë në Tiranë dhe më pas në Berat gati 600 personalitete të jurisprudencës.
Ky aktivitet konsiderohet si sesioni hapës i Kongresit Botëror të Drejtësisë që do të mbahet në Shqipëri në 2027, në të cilin planifikohet të marrin pjesë 5 mijë gjyqtarë e krerë shtetesh dhe ku pritet të jepet edhe çmimi që njihet ndryshe si Nobeli i të drejtësisë.
Po çfarë do të ndodhe gjatë tre ditëve në Tiranë që përkojnë edhe me javën e drejtësisë e cila kulmon me ditën e saj në 10 maj?
Në 6 maj personalitete të drejtësisë në Shqipëri dhe të huaj do tu jepet titulli Honoris Causa.
Në 7 maj dhe 8 maj, sipas agjendës takimi hapet nga ministri i drejtësisë Toni Gogu dhe në tryezën e nivelit të lartë do të deklarohen këndvështrimet se çfarë solli reforma në drejtësi dhe çfarë duhet bere ende.
Njëra nga çështjet për të cilat do të diskutohet është procesi i Vettingut që zgjati afro nëntë vjet, por Vetting do ketë aktivitetin e tij përmbyllës në muajin qershor.
Top Channel