“Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”/ Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence

26/11/2026 00:11

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës dhe investimi te brezi i ri ishin në fokus të takimit të ambasadorit amerikan Eric Wendt me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

 Takimi bëri bashkë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe të institucioneve shqiptare e amerikane, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë evidenton tri prioritete: garantimin e kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimin e lidhjeve mes kompanive shqiptare dhe amerikane, si dhe investimin te gjenerata e re e Shqipërisë.

“Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Postimi i plotë:

“Rritja e bizneseve amerikane dhe krijimi i mundësive në Shqipëri ecin bashkë.”

Ambasadori Wendt iu bashkua American Chamber of Commerce in Albania në Tiranë për të përcaktuar qartë hapat e mëtejshëm: të krijohen kushte të barabarta konkurrence, të vendosen lidhje mes kompanive amerikane dhe atyre shqiptare dhe të investohet te gjenerata e re e Shqipërisë.

Top Channel