Pesë vite pritjeje morën fund brenda një mbrëmjeje: Schalke 04 kthehet në Bundesligë për herë të parë që nga rënia e tyre në vitin 2021.

Fitorja 1-0 e së shtunës mbrëma kundër Düsseldorf-it, me golin e shënuar nga Karaman, rezultoi vendimtare për këtë arritje. Ndër lojtarët kryesorë të këtij suksesi ishin ish-portieri i Liverpool-it, Loris Karius, dhe sulmuesi Edin Džeko, i cili u rikthye në Gjermani gjatë merkatos së janarit, pas një periudhe të shkurtër te Fiorentina.

Sulmuesi boshnjak kontribuoi me gjashtë gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje, përpara se të pësonte një dëmtim në shpatull. Ai u rikthye në fushë si zëvendësues pikërisht në ndeshjen që i siguroi ekipit ngjitjen në elitë, ndonëse kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.

Top Channel