Sikur të mos mjaftonte çështja Musiala, por tani Bayernit të Mynihut i duhet të përballet me infermierinë që po i mbushet dita ditës.

Ai që u bë viktimë e një problemi fizik këtë radhë ishte Konrad Laimer që pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Hamburgut

Sipas medias gjermane, Laimer pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 3 muaj me futbollistin që do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur këtë problem fizik.

Në këtë mënyrë, Konrad Laimer i bashkohet listës së gjatë të të dëmtuarve të Bayernit të Mynihut ku përfshihen një pjesë e mirë e lojtarëve titullare; Harry Kane, Michael Olise, Jamal Musiala, Alphonso Davies, Serge Gnabry, Ismael Saibari dhe Manuel Neuer.

Top Channel