Schalke 04 i Džekos kthehet në Bundesligë pas pesë vitesh
“Dragojtë” e siguruan titullin dy javë përpara përfundimit të kampionatit, ndërkohë që Benfica “vetëvritet” dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Porto u kurorëzua kampione e Portugalisë për herë të 31-të në historinë e saj. “Dragojtë” mposhtën Alvercan me rezultatin 1-0 në javën e 31-të të Primeira Liga, duke e çuar në 9 pikë diferencën me Benficën dhe duke siguruar matematikisht titullin dy ndeshje para fundit.
Më herët, Benfica humbi përfundimisht shpresat pas barazimit 2-2 në fushën e Famalicão-s. Tashmë, luzitanët rrezikojnë të mbeten jashtë zonës Champions, pasi Sportingu i Lisbonës ka mundësinë t’i arrijë në vendin e dytë nëse fiton ndaj Guimarães.
Paradoksi për ekipin e drejtuar nga Mourinho, përveç faktit që po kryesonin 2-0 dhe u ndalën nga një kundërshtar pa objektiva, ishte lënia në stol gjatë gjithë ndeshjes e golashënuesit të tyre më të mirë, Vangelis Pavlidis. Ky vendim ngre shumë pikëpyetje, duke qenë se sulmuesi grek nuk kishte probleme fizike.
Një moment kyç i sfidës ishte ndëshkimi me karton të kuq i Otamendit në minutën e 55-të. Ekipi vendas shfrytëzoi epërsinë numerike dhe brenda 12 minutash arriti të barazonte rezultatin, duke shuar shpresat e Benficës për titull.
Top Channel