Renditja e Kategorisë Superiore/ Kreu nuk ndryshon, Teuta ‘përfshihet’ në garën për mbijetesë
Java e 35 e Serie A hapet me suksesin e Udineses ndaj Torinos. Në Bluenergy Stadium skuadra friulane iu imponua asaj granata duke e mundur me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e kësaj përballjeje.
Në minutën e 22 të ndeshjes Udinese pa t’i anulohej një gol i Zaniolos pas shtyllës së goditur nga Buksa me portën totalisht bosh. Megjithatë bardhezinjë e drejtuar nga Runjaic arritën të marrin avantazhin, pak para mbylljes së pjesës së parë me golin e Ehizibue që shfrytëzoi edhe një mbyllje jo të mirë të Obrador.
Në fillimin e pjesës së dytë, Udinese gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë radhë me Kristensen që shënoi pas ekzekutimit të një goditje këndi. Rezultati 2-0 mbeti deri në fundin e takimit me Udinesen që pas këtij suksesi shkon në 47 pikë duke u kthyer në Top 10 të klasifikimit të Serie A, ndërsa Torino mbetet më 41 pikë.
Top Channel