Ish-shefi i kuzhinës së Cristiano Ronaldos zbulon sekretet e dietës së yllit portugez për ruajtjen e formës perfekte
Libri i rekordeve të Jannik Sinner përditësohet vazhdimisht për shkak të fitoreve të shumta të numrit 1 të botës. Tenisti italian është kualifikuar për në finalen e Turneut Masters të Madridit pasi mposhti në gjysmëfinale Arthur Fils, duke u bërë lojtari i katërt dhe më i riu në moshë në të gjithë historinë e këtij sporti që prek finalen në të gjithë Turnetë Masters 1000.
Përpara tij këtë e kanë arritur 3 ‘të zakonshmit’; Novak Djokovic, Rafael Nadal dhe Roger Federer
Sinner synon gjithashtu që të bëhet lojtari i dytë në histori që plotëson ‘Golden Masters’ dmth që fiton të gjithë Turnetë Masters në kalendarin tenistik. Në të kaluarën këtë e ka arritur vetëm, Novak Djokovic, Sinner i mungojnë vetëm Turneu i Madridit dhe Romës; pra fitimi i të 9 turneve Masters mund të realizohet brenda këtij viti.
Por jo vetëm kaq, italiani bëhet i treti tenist që arrin në finalet e 4 Turneve të parë Masters të sezonit. Përpara tij këtë e kanë arritur Roger Federer dhe Rafael Nadal. Zvicerani në 2006 fitoi Indian Ëells dhe Miami për të humbur më pas në finalet e Montecarlos dhe Romës ndaj Nadal. Spanjolli në 2011 arriti në finalen e 5 turneve Masters, duke nisur nga Indian Ëells e deri në Romë.
Për Sinner kjo e Madridit është finalja e 5 radhazi në Turnetë Masterd duke barazuar Rafael Nadal që e ka arritur këtë dy herë; në 2011 dhe 2013, ndërkohë që rekordin absolut e ka Novak Djokovic, i cili nga Roma në 2015 deri më Indiana Ëells 2016 ka arritur në 7 finale Turnesh Masters radhazi.
Top Channel