Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Kategoria Superiore vazhdon të dhurojë surpriza në këto javë të mbetura të sezonit të rregullt. Java e 34 e zhvilluar e gjitha këtë të shtunë me ndeshjet që u luajtën në të njëjtën orë regjistroi rezultate vërtet të habitshme ku sërish ato që vunë diktatin e tyre ishin skuadrat që luftojnë për mbijetesë
Kështu në Arenën e Demave, Partizani që synon zonën e Final Four u turpërua nga Flamurtari i vendit të fundit 1-4 dhe mbetet në vendin e pestë duke parë Dinamon që t’i shkëputet në vendin e katërt pas fitores që skuadra e Ilir Dajës mori ndaj Egnatias, një prej skuadrave që e kanë prerë tashmë biletën për në këtë fazë.
Kreu i klasifikimit nuk ndryshon, pasi si Vllaznia ashtu edhe Elbasani, dy skuadrat e tjera që janë tashmë të kualifikuara për në ‘Final Four’ i humbën ndeshjet e tyre respektive. Skuadra shkodrane humbi në Loro Boriçi të Shkodrës me rezultatin 2-0 dhe mbetet me 60 pikë në vendin e dytë, 2 më pak se Elbasani që nga ana e tij humbi në fushën e Vorës 4-2.
Lufta për mbijetesë është ajo që ndizet gjithnjë e më shumë pasi tani përfshihet edhe Teuta. Skuadra durrsake u mund nga Tirana 1-0 dhe mbetet në vendin e 6, por Djemtë e Detit janë me 38 pikë ashtu sikurse edhe pikërisht Tirana, Vora e Bylis pas fitoreve të tyre, ndërkohë që ka shanset e tij edhe Flamurtari që edhe pse është në vendin e fundit është vetëm 3 pikë pas 4 skuadrave të mësipërme.

Top Channel