Kampionati shqiptar prodhoi një nga javët më të parashikueshme të viteve të fundit. Dhe nuk fituan ekipet kryesuese, por fituan të gjitha skuadrat e fundit të tabelës përballë ekipeve pretendente.

Ashtu siç e kishin parashikuar kompanitë e basteve një ditë më parë, sipas fotos së koefiçientëve që Top Channel e ka vënë në dispozicion dhe që e paralajmëroi me një artikull para se të zhvilloheshin ndeshjet se diçka anormale po ndodh.

Kjo “diçka” zakonisht përkthehet në paracaktim rezultati, ose e thënë më thjesht, trukim rezultati. Nuk ka të bëjë fare me sportin, por me interesa financiare ose përfitime të tjera, ose edhe qoka, por që e shkatërrojnë garën.

Kuotimet e kompanive të basteve para ndeshjeve të kësaj jave të Superiores

Vora mundi Elbasanin kryesues 4-2, Bylis mund Vllazninë në Shkodër 2-0, Flamurtari fiton me Partizanin 4-1 në kryeqytet ndërsa Tirana mund Teutën jashtë 1-0.

“Fitoret” me telekomandë të skuadrave të fundit në renditje kishin disa javë që ndodhnin, por këtë herë morën guximin ta bëjnë të gjithë “spektaklin” në grup në të njëjtën orë, para gjithë shqiptarëve. Si dikur, kur estrada i kushtoi Shqipërisë një nga dënimet më të rënda nga UEFA.

Top Channel