Atalanta nuk di më të fitojë, duke barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Genoa-s në javën e radhës së Serie A. Një rezultat që buzëqesh më shumë për miqtë, të cilët afrohen ndjeshëm me mbijetesën.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi u paraqit pa frikë në Bergamo dhe ishte shumë pranë golit që në minutat e para, por nuk arriti të konkretizonte rastet. Nga ana tjetër, Atalanta u mbështet te dyshja sulmuese Gianluca Scamacca dhe Nikola Krstović, por pa sukses në finalizim. Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të ndryshonin ritmin me aktivizimin e Giacomo Raspadorit, i cili ishte shumë pranë golit në dy raste, duke goditur edhe traversën dhe duke i shkuar shumë afër avantazhit.

Megjithatë, ndeshja u mbyll pa gola, duke thelluar krizën e Atalantës, që nuk fiton prej 6 prillit. Në këtë periudhë, bergamaskët kanë regjistruar një barazim dhe disa humbje, përfshirë edhe eliminimin nga Kupa e Italisë.

Ky hap fals mund t’i kushtojë shtrenjtë Atalantës, pasi rrezikon seriozisht një vend në Champions League. Nëse Juventus merr rezultat pozitiv ndaj Verona-s, atëherë shpresat e bergamaskëve për elitën europiane do të shuhen matematikisht. Në anën tjetër, Genoa feston këtë pikë të rëndësishme, duke iu afruar objektivit të mbijetesës, ndërsa pret rezultatet e rivalëve për të siguruar qëndrimin në elitë.

Top Channel