E premte, 16 Janar 2026
09:55
Rama mbledh sot grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, të pranishëm do jenë edhe ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

09:53
Qeveria rishikon çmimet e referencës, për herë të parë përfshihen zonat rurale

Qeveria po rishikon sërish projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe. Për herë të parë, në hartën e çmimeve të referencës do të përfshihen të gjitha zonat rurale të Shqipërisë, sipas ndarjes territoriale të vendit në qytet/fshat.

09:49
Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, ndryshon kryetari i trupit gjykues

Të premten ka vazhduar gjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të Banjskës.

09:43
Toka, apartamente dhe vila në bregdet, ja pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara gjatë vitit 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025 të Katalogut të Pasurive të Sekuestruara dhe Katalogut të Pasurive të Konfiskuara.

09:37
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës, zbardhen detajet e reja

Top Channel ka mësuar detaje të reja nga aksidenti të ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare,

09:36
Kapen me 160 kilogramë kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Bergamo

Mbi 160 kilogramë kokainë u sekuestruan nga Policia Financiare e Brescias gjatë një operacioni kontrolli territorial në zonën industriale të provincës së Bergamos.

09:33
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëmijëve nga “Blackout Challenge”

Pesë familje në Mbretërinë e Bashkuar pretendojnë se fëmijët e tyre humbën jetën duke tentuar të kryenin të ashtuquajturën “Blackout Challenge”, një sfidë e rrezikshme që përfshin ndalimin e përkohshëm të frymëmarrjes dhe që mund të shkaktojë dëmtime serioze të trurit apo vdekje.

09:21
I riu me “BMW X5” me shpejtësi të frikshme “fluturoi” nga mbikalimi te ura e Dajlanit, 18-vjeçarja ndërroi jetë në vend, si ndodhi aksidenti tragjik

Zbardhen detaje nga aksidenti që i mori jetën një 18-vjeçareje mbrëmjen e së enjtes në Durrës.

09:10
Situata politike në Venezuelë dhe rrëzimi i Maduros, analiza nga DW: A është Machado humbësja në lojën e pushtetit?

Liderja e opozitës venezueliane u takua me Donald Trump-in në Uashington dhe ia dha atij medaljen e Çmimit Nobel për Paqe. Por a ka dështuar tashmë strategjia e saj e afrimit pa kushte me Trumpin?

09:08
182-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, Presidenti Begaj nderon themeluesin e shtetit shqiptar: Bëri realitet ëndrrën shekullore për liri dhe pavarësi

Presidenti i Republikës,Bajram Begaj nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemali në 182-vjetorin e lindjes së tij.

08:58
“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha.

08:40
Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në vitin 2024. Megjithatë, sipas Frontex, itinerare arratisjeje u përdorën më shpesh në vitin 2025.

08:29
Katër familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës, rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën

Katër familje në fshatin Cernalevë të Kukësit prej 11 ditësh janë të izoluara, pas një rrëshqitjeje të madhe të tokës.

08:16
“Më interesanti është Stenaldo”, Dritan Shakohoxha: Këtë edicion të Big Brother VIP 5 do ta fitojë…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha.

08:03
Vendosja e trupave ushtarake në Groenlandë, Rusia: Danimarka po përshkallëzon tensionet në Arktik

Ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, ka akuzuar NATO-n se po përpiqet të militarizojë Arktikun, mes kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që vendi i tij të “blejë” Groenlandën, një rajon autonom i Danimarkës, dhe njoftimeve nga vendet evropiane për të vendosur trupat e tyre.

07:50
Humbi betejën me kancerin, vdes në moshën 27-vjeçare modelja japoneze Aoi Fujino

Modelja japoneze Aoi Fujino, 27 vjeçe, e njohur për përfshirjen e saj dikur në listën e 100 personazheve të famshëm më seksi në botë, ka ndërruar jetë më 5 janar pas një beteje të gjatë me rabdomiosarkomën, njoftoi familja e saj.

07:35
Çfarë mund të ndodhë nëse Trump aktivizon ‘Aktin e Kryengritjes’ në Minesota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi hapur dje se do të zbatojë “ Aktin e Kryengritjes ” për të vendosur trupa amerikane në Minesota nëse autoritetet shtetërore nuk ndërmarrin veprime për të shtypur protestat kundër autoriteteve federale të imigracionit, të cilat ai tha se “thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre”.

07:29
Trump për Çmimin Nobel që iu dha nga Machado: Një gjest i mrekullueshëm respekti të ndërsjellë

Një takim shumë simbolik u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, i ofroi Donald Trump Çmimin Nobel për Paqen, i cili iu dha në dhjetor, një veprim që shkaktoi debat dhe reagime ndërkombëtare.

07:17
Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje.

07:13
“Mirënjohje për angazhimin e tij”/ Fitoi Nobel-in për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane i dhuron medaljen e saj Presidentit Trump

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, deklaroi se ia “dhuroi” Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, medaljen e Çmimit Nobel për Paqen gjatë takimit të tyre gjatë ditës së sotme.

07:09
Alternime vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

E enjte, 15 Janar 2026
23:20
Kupa e Mbretit/ Barcelona djersit me Racing Santander, por kalon në çerekfinale

Barcelona vuajti por arriti të presë biletën për në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Skuadra katalanase arriti të fitojë ndaj Racing Santander, skuadrës kryesuese të Divizionit të Dytë me rezultatin 2-0 në një sfidë ku hasi në jo pak vështirësi.

22:46
“Stop, ore Arjan”/ Grida Duma ngre tonet në “Top Story” pas debatit mes Currit dhe Balliut: Diskutim mediokër!

Gjatë diskutimit për emigrimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, analisti Arjan Curi u përfshi në debat në Top Story me demokratin Klevis Balliu.

22:44
Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë përmbysin Comon dhe i vihen në ndjekje rivalëve të qytetit në garën për titull

Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A.

22:37
“Do të ketë pasoja katastrofike”/ Polonia del kundër kërcënimeve të Trump ndaj Groenlandës: Nëse përpiqen të prekin unitetin e NATO-s…

Polonia ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar unitetin e NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës do të kishte pasoja katastrofike për rendin global.

22:31
Tre skenarët për Iranin/ Revolucion francez apo grusht shteti? Çfarë po “kurdiset” në prapaskenë

Thirrjet e Donald Trump për revolucion në Iran ndezën pritshmëri të mëdha, por politika lëviz më shpejt se historia. “Rënia e Republikës Islamike nuk është çështje dëshire, por skenarësh konkretë” shkruan “Corriere della Sera”, që në analizën e saj vlerëson se deri tani ekzistojnë tre skenarë dhe secili prej tyre ka pasoja të rënda.

22:29
Milan dhe ‘çështja penallti’; Leao gati ta ekzekutojë, por Allegri zgjedh Nkunku

Kush ekzekuton penalltinë? Te Milani shpërthen një çështje e vogël në momentin e ekzekutimit të 11 metërshit të akorduar në favor të kuqezinjve pas faullit të Kempf ndaj Rabiot.

22:28
Marrëveshje historike tregtare mes SHBA-së dhe Tajvanit, çfarë përfitojnë të dyja vendet

Shtetet e Bashkuara dhe Tajvani kanë nënshkruar një marrëveshje historike që ka për qëllim të forcojë zinxhirët e furnizimit me gjysmëpërçues dhe të sigurojë udhëheqjen teknologjike dhe industriale të SHBA-së.

22:16
“Shqiptarët bëjnë punë të rënda në Amerikë”/ Eksperti i çështjeve ndërkombëtare në ‘Top Story’: Mungesa e Serbisë në listën e SHBA-së…

Eksperti çështjeve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka sqaruar më shumë lëvizjen e SHBA për pezullimin e vizave të emigracionit për shtetasit shqiptarë.

22:14
Brazil/Ndodhet në burg për përdhunim, reduktohet dënimi i Robinho

Dënimi i Robinhos reduktohet me 160 ditë. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Drejtësisë së Sao Paolos që pranoi kërkesën e ish futbollistit që është i dënuar me 9 vjet burg për përdhunim në gruo ndaj një vajze 23 vjeçare në vitin 2013, në një diskotekë në Milano të Italisë

22:05
Kush e fiku FRESSH-in? Erion Braçe kujton nisjen e rrugëtimit politik para 34 vjetësh: As e mendoja se do bëhesha drejtues partie e deputet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka postuar në rrjetet e tij sociale disa foto ku kujton fillimet e tij në politikë.

21:38
“Çfarë lidhje ka Rama me pezullimin e vizave?”/ Debat mes Dudushit dhe Balliut, deputeti i PD: Unë po them fakte, ç’punë kemi ne me Taxhikistanin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën mes 75 vendeve për të cilat janë pezulluar vizat e emigracionit. Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi edhe se çfarë sjell ky vendim nga 21 janarin për Shqipërinë.

21:34
Serie A/Bologna zhbllokohet, fitore mes drithërimash me Veronën

Ndeshja e prapambetur e javës së 16 i rikthen buzëqeshjen Bolonjës. Skuadra e Vincenzo Italianos, pas 7 ndeshjeve pa fitore, u zhbllokua më në fund duke mposhtur Veronën me rezultatin 3-2 duke parakaluar Lazion në klasifikim dhe tani është vetëm 1 pikë larg vendit të 7.

21:32
“Me vendimin e SHBA, i bie propaganda qeverisë”/ Balliu në ‘Top Story’: BE heq fondet, kurse Amerika vizat

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për vendimin e fundit të Departamentit të Shtetit për pezullimin e vizave të emigrimit të qytetarëve shqiptarë, mes atyre të 75 vendeve të tjera.

21:25
Top Story/ Pezullimi i vizave të emigracionit nga DASH, Curi: Shqiptarët tërheqin prindërit kur shkojnë në SHBA, u penalizuam se…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën mes 75 vendeve për të cilat janë pezulluar vizat e emigracionit. Ambasada Amerikane në Tiranë sqaroi edhe se çfarë sjell ky vendim nga 21 janarin për Shqipërinë.

21:24
Shqipëria mes 75 vendeve që SHBA pezulloi vizat, Rakipllari në Top Story: Nuk është goditje penalizuese, por është hera e parë…

Në studion e Top Story u shtri diskutimi sesa ndikon vendimi i SHBA-së për pezullimin e vizave të emigracionit me Shqipërinë, për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

20:55
Jo vetëm Arsenali, Chelsean ‘e vë poshtë’ edhe…gripi

Ndeshja e dytë e Liam Rosenior si trajner i Chelsea u mbyll me humbjen ndaj Arsenal 2-3 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës. Por disfata nuk ishte i vetmi lajm i keq për Blutë, sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ skuadrën e ka pushtuar gripi teksa ka mbërthyer një pjesë të mirë të futbollistëve.

20:50
“Ki parasysh çfarë mund të ndodhë”/ Miri ndan bisedën e fundit që pati me bashkëshorten para se të futen në BBVIP: Më tha ‘më plasi’…

Banori i Big Brother VIP, Miri, ka pasur një bisedë gjatë ditës së sotme me një nga banorët më të rinj, Artan Kola.

20:40
Fiks Fare/ Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Rasti i tre fëmijëve në Durrës është një kambanë alarmi që duhet të zgjojë jo vetëm opinionin publik, por mbi të gjitha institucionet përgjegjëse, të cilat rezultojnë se e kanë pasur dijeni për situatën prej muajsh, por kanë reaguar vetëm pasi gjithçka u bë publike.

20:22
Zbardhet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahut, kryeministri i Izraelit: Kryeni sulm ndaj Iranit sepse…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të shtyjë një sulm të mundshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, raportuan mediat. 

20:18
Foto/ Ndodh edhe kështu, kandidati për Guvernator i kërkon gjysmën e fitimit modeles së portalit për të rritur

Një kandidat republikan për guvernator të Floridës ka propozuar një “taksë mëkatesh” 50% për të ardhurat e krijuesve të OnlyFans, një masë që ai thotë se do të ndihmojë në frenimin e përfshirjes në platformë.

20:00
Dëbohet ish-ministri anti-shqiptar/ Robert Jenerick shkarkohet nga konservatorët, i bashkohet Nigel Farage

Ish- Ministri i Emigracionit i qeverive konservatore britanike që tashmë si parti kanë kaluar në opozitë, pas humbjes spektakolare ndaj Laburisteve në 2024-ën, është shkelmuar nga të gjitha funksionet në atë parti, madje edhe nga partia.

19:59
Ankesa për fjalorin e madh shqip/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk u përfshi, reagon pala shqiptarë: I ftuam, por s’pranuan

Akademia e Shkencave e Kosovës, nuk është bërë pjesë e projektit për Fjalorin e Madhe të Gjuhës Shqipe.

19:51
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj S.R., i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe të Policisë së Kosovës më 2023.

19:42
Berisha premton dëmshpërblime/ Kreu i PD: Kur të vijmë në pushtet do të paguhen të gjithë fermerët e dëmtuar

Në takimin e parë për këtë vit Sali Berisha i ngarkoi deputetet me një detyre te re, atë të ekspertit të verifikimi për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

19:41
Aksident në Durrës, i moshuari transportohet në spital pasi u përplas nga një 20-vjeçar

Rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, një aksident ka ndodhur mes një automjeti dhe një këmbësori.

19:38
Debutimi katastrofik i Arbeloas, Real Madrid nis kërkimet për një trajner të ri

Reali i Madridit duket se është vënë që tani në kërkim të një trajneri të ri. Debutimi i Alvaro Arbeloa në pankinën e skuadrës merenges ishte katastrofik duke qenë se Los Blancos u eliminuan nga Albacete një skuadër që po lufton për mbijetesë në Divizionin e Dytë në futbollin spanjoll.

19:13
Forcat amerikane zhvillojnë një tjetër operacion në Karaibe, shkon në gjashtë numri i anijeve cisternë të sekuestruara

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në Detin e Karaibeve, duke e çuar në gjashtë numrin e anijeve të ndaluara në kuadër të përpjekjeve për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, bënë të ditur zyrtarë amerikanë.

19:11
Renditja/ Rihapet gara për titull, Tirana fillon të shpresojë për mbijetesën. Si paraqitet situata pas javës së parë të 2026-ës

Sot janë mbyllur ndeshjet e mbetura të javës së 19-të të Superiores, ku ndodhi një rezultat i rëndësishëm për Vora, që mundi Partizanin 1-0, ndërsa Teuta dhe Dinamo nuk arritën të shënojnë, duke barazuar 0-0.

19:01
Manchester United, për pankinën ‘hyn në skenë’ edhe De Zerbi

Manchester United e zgjidhi çështjen e trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit aktual teksa ka zgjedhur Michael Carrick dhe tani po mendon për teknikun që do të ulet në pankinën e Djajve të Kuq.

19:00
“Çfarë nuk bën për një copë famë”/ Debat i ashpër mes banoreve në BBVIP, Ina-Brikenës: Do sponsor tjetër për të të paguar miss-in

Dy nga banoret e Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme.

18:57
Nuk ka gola në Durrës, Teuta dhe Dinamo ndajnë pikët në një barazim që nuk i shërben askujt

Nuk ka fitues në ndeshjen e fundit të javës së 19-të të Superiores mes Teutës dhe Dinamos e luajtur në “Niko Dovana”.

18:48
“E kam parë Stelinën duke u puthur me Kristin”/ Pas deklaratës së bujshme të Inës, i përgjigjet konkurrenti i “Për’puthen”

Kristi është konkurrenti i Përputhen për të cilin Ina, pretendoi se është puthur me Stelinën.

18:37
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

18:30
Trump paralajmëroi masa të forta ndaj tyre, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesit 26-vjeçar

Gjyqësori iranian ka mohuar se ka planifikuar ekzekutimin e një 26-vjeçari të arrestuar në lidhje me protestat e fundit që kanë përfshirë vendin, pas raportimeve që ngritën shqetësime serioze ndërkombëtare.

18:27
Gjendet e pajetë pas tre muajsh e zhdukur 35-vjeçarja shqiptare në Itali, autoritetet zbulojnë detajet e para

Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

17:55
Foto/ Sydney Sweeney bëhet pjesë e “OnlyFans”? Roli i ri në serialin e njohur i bën fansat të ëndërrojnë

Pas gati katër vitesh pritje, HBO Max ka publikuar pamjet e para të sezonit të tretë të serialit të suksesshëm Euphoria. Historia vijon pesë vite pas ngjarjeve të sezonit të dytë dhe personazhet shfaqen të ndryshuar.

17:53
Protestat e ashpra në Minneapolis, Trump: Do të shtojmë forcat ushtarake në Minesota, nëse politikanët e korruptuar nuk…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të përdorë Aktin e Kryengritjes për të vendosur forca ushtarake në Minesota, pas disa ditësh protestash të ashpra në Minneapolis lidhur me rritjen e pranisë së agjentëve federalë të imigracionit.

17:52
Zelensky dekoron Spiropalin në Kiev me Urdhrin e Lartë Shtetëror, Ministrja: E ardhmja do të shkruhet nga forca e vlerave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dorëzoi sot në Kiev, Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, dekoratën e Urdhrit të Princeshës Olga, e Klasit të Parë.

17:39
Nuk ka kthim pas për Perisicin, kroati nuk do të luajë sërish për Interin/ Arsyeja është…

Hipoteza e një rikthimi të Ivan Perisic te Interi është mbyllur që në fillim.

17:33
Video/ “Dëgjuam një shpërthim të fortë”, zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar

Një shpërthim i fortë ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qytetit të Utrechtit në Holandë, duke shkaktuar një zjarr të madh në një rrugë historike të ngushtë të mbushur me shtëpi të vjetra familjare.

17:32
Dy gratë që luftojnë për të ardhmen e Venezuelës/ Machado kërkon mbështetjen e Trumpit, Rodríguez pret…

Dy lidere kryesore po përballen se kush do e marrë kontrollin e Venezuelës dhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.

17:31
“Europianët po lënë shumë për të dëshiruar”/ Putin takohet me ambasadorë të 34 vendeve: Në vend të dialogut, ne po dëgjojmë vetëm monolog

Marrëdhëniet e Rusisë me vendet evropiane kanë “rrënjë historike”, por aktualisht “lënë shumë për të dëshiruar”. Kështu u shpreh Presidenti rus gjatë një takimi me ambasadorët nga 34 vende.

17:24
Ftesë në 5/ Rikthehet Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

Në një intervistë për Ftesë në 5, Armaldo Kllogjeri u rikthye sot në ekran dhe tregoi shumë çka ndodhur në jetën e tij.

17:16
Aktorja e njohur turke habit me deklaratën, 81-vjeçarja: Kam frikë nga vdekja, nuk e di pse…

Aktorja e njohur turke, Nebahat Çehre, ka treguar së fundmi për mediat një nga frikërat e saj më të mëdha në jetë.

17:09
E papritur! Rey Manaj transferohet në Kinë, ja sa do të përfitojë

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen e fundit.

16:58
E Ngarkuara me Punë në Shqipëri përcjell në Tiranë mesazhin e Trump, Nancy VanHorn: Siguria ekonomike, është siguri kombëtare

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ishte këtë të enjte e pranishme në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

16:57
Një histori e mbajtur në “errësirë” për dekada, ndërron jetë vajza sekrete e Freddie Mercuryt

Një histori e mbajtur e fshehtë për dekada ka marrë një fund tragjik. “Vajza sekrete” e Freddie Mercuryt, e njohur publikisht vetëm me inicialen B, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e rrallë të shtyllës kurrizore, chordoma.

16:42
Përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, arrestohet sapo zbret në Gjermani emigranti 26-vjeçar

Një emigrant somalez, i kërkuar nga autoritetet britanike për përdhunime të përsëritura ndaj motrës së tij a13-vjeçare, është arrestuar sapo ka zbritur nga avioni në Gjermani.

16:39
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

16:36
Ferma e kafshëve

Nga Aladin Stafa

16:34
U zhduk nga shtëpia e saj përpara 10 ditësh, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

Ka përfunduar në mënyrë tragjike kërkimi për Annabella Martinelli-n, 22-vjeçaren nga Padova, e cila rezultonte e zhdukur që prej 6 janarit.

16:19
KE-ja pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë e masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

16:12
Rrëfehet Ibrahimovic, legjenda suedeze tregon momentin e sikletshëm: Më shkohej në tualet, por e bëra në të mbathura

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar një incident të pazakontë dhe mjaft të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë rikuperimit nga një dëmtim serioz, duke pranuar se “nuk e përmbajti dot veten” teksa stërvitej për t’u rikthyer në formë.

16:04
U denoncua nga Agron Malaj për shpifje, GJKKO pushon çështjen në ngarkim të Xhelal Mziut

Gjykata e Posaçme ka pushuar gjykimin e çështjes në ngarkim të Xhelal Mziut, i denoncuar nga ish-kryebashkiakut të Matit, aktualisht deputet i Partisë Socaliste, Agron Malaj, për shpifje, kjo pasi nuk janë paraqitur në proces pala akuzuese dhe mbrojtja e tij.

15:57
Bie masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec

Si pasojë e shkarjes së një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Krushev, në territorin e Republikës së Kosovës, është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec.

15:53
Kategoria Superiore/ Vora përuron stadiumin e rikonstruktuar me një fitore ndaj Partizanit

Vora e përuron në mënyrën më të mirë të mundshme stadiumin e saj të rikonstruktuar teksa mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit me rezultatin 1-0 në sfidën e javës së 19 të Kategorisë Superiore.

15:47
Ambasadori holandez takim me kreun e ri të SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen për reformën në drejtësi

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho.

15:37
Kur merkato e janarit pasuron Serie A; Castellanos hyn në Top 10, por ja kush kryeson…

Serie A ka qenë dëshmitare e disa largimeve të rëndësishme në merkaton e janarit, sidomos në drejtim të Premier League. Shembulli më i fundit është transferimi i Castellanos tek West Ham përpara pak ditësh.

15:36
Beqaj insiston të lexojë dosjen e tij në qeli, Burgjet i kthejnë përgjigje: E pamundur, nuk kemi infrastrukturë

Drejtoria e Burgjeve i ka kthyer përgjigje ish ministrit Ilir Beqaj, në lidhje me insistimin e tij për të lexuar dosjen.

15:23
Protestë për parkun fotovoltaik/ Banorët e Taçit dhe Prodanit në Kolonjë: Panelet bllokojnë sipërfaqet e kullotave

Banorët e fshatit Taç i Sipërm dhe Prodan në bashkinë e Kolonjës kanë protestuar pasi kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në sipërfaqet kullosore të fshatrave.

15:14
Shtyhet gjyqi i të arratisurit Altin Ndocit, i akuzuar në dosjen “Plumbi i artë”

Arratisja e Altin Ndocit i jep efektet edhe tek gjyqi i themelit njohur si Plumbi i Artë, me të penduar Nuredin Dumanin, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase.

15:11
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit, emërohet kreu i ri

Pas arratisjes së Altin Ndocit, që pasoi me shkarkimin e zinxhirin komandues të IEVP Durrës, drejtimi i institucionit i është besuar përkohësisht Edmond Llabanit.

15:08
“Bllokada” e SHBA/ Punë pa kufizime, aplikim për nënshtetësi, çfarë janë vizat e emigrimit

Vendimi i administratës Trump për të pezulluar përkohësisht vizat e emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kthye në kryefjalën e mediave në të dyja vendet.

15:05
Exclusive/ Si u grabitën sekretet e SPAK? “Hakeri” mori dosjet për Ahmetajn, Veliajn, Gjiknurin, Allajbeun dhe Çopjan

Materiale hetimore dhe informacione rreth ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, Damian Gjknurit, Klodjan Allajbeu, fotografi me kallëpe floriri deri tek kontrolle në banesën e Franc Çopjas.

14:55
Formula 1/ Del në ankand makina Ferrari e 1997, ishte drejtuar nga Michael Schumacher

Vitet ’90 janë ndoshta dekada e fundit e pavarësisë teknike. Skuderitë kishin një identitet të fortë dhe repartet ishin qendra kërkimesh e zhvillimi autonome. Dhe kjo ishte përpara viteve 2000 kur imponimi i rregullave dhe limiteve në tavanin buxhetor i dhanë fund një periudhe eksperimentimi dhe kreativiteti të paharrueshëm.

14:50
Rama bashkëbisedim me 40 rektorët e universiteteve: Është koha për të rivizatuar ligjin për arsimin e lartë

Kryeministri Edi Rama dhe 40 rektorët e universiteteve publike dhe private, zhvilluan një bisedë të hapur për cilësinë e institucioneve tona të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

14:46
Apeli la të lirë tre të dyshuarit si vrasës të Martin Çeços, babai i viktimës paralajmëron vetëgjyqësi: Do i djeg me benzinë, do i përvëloj si familje

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie për tre të akuzuarit e vrasjes së të riut Martin Çeços, ka reaguar me një deklaratë të fortë babai i tij, duke paralajmëruar vetëgjyqësi. .

14:31
Turqia “kundërshton” Trump? Fidan: Jo veprime ushtarake ndaj Iranit

Turqia e kundërshton përdorimin e forcës nga fuqitë e huaja kundër Iranit: Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi gjatë një përballjeje me gazetarët në Stamboll se u ka kërkuar homologëve iranianë ta gjejnë brenda kufijve rajonalë zgjidhjen e problemeve të tyre.

14:28
Juventus-Cremonese, ndodh edhe kështu! Motër e vëlla fshihen në stadium gjatë natës, vihen në pranga…

Një ngjarje e çuditshme u regjistrua në përfundim të ndeshjes mes Juventusit dhe Cremoneses e fituar nga Zonja e Vjetër 5-0.

14:27
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

SPAK ka shpallur pretencës për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020.

14:24
“Nuk vijmë në qeveri me dhunë”, Berisha në mbledhjen me grupin parlamentar të PD: Do të hapim rrugën për votën e lirë

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike nuk vjen ne qeveri me dhunë.

14:13
Ish-trajneri i Anglisë, Southgate i bën thirrje klubeve: Kthejuni trajnerëve tradicionalë, sot teknikët ngarkohen me gjithçka

Gareth Southgate bëri thirrje që futbolli të “përqafojë një version të modernizuar të trajnerit tradicional” pas disa largimeve të profilit të lartë.

14:03
Sfida e Max Verstappen; drejton një makinë Ford të 100 viteve më parë

Askush nuk di të vendosë veten në qendër të vëmendjes më mirë se Red Bull. Skuderia e kompanisë së pijeve energjike, ka një stil marketingu për t’u pasur zili dhe jo më kot është edhe më e përfolura në ambientet e automobilizmit.

13:56
Kina ofron rol konstruktiv për uljen e tensioneve me Iranin: Kundër përpjekjeve të çdo vendi për të imponuar vullnetin e tij mbi të tjerët

Kina ka deklaruar se është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në lehtësimin e tensioneve rreth Iranit, duke paralajmëruar kundër kthimit në atë që e quajti një “ligj global të xhunglës”.

13:55
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry! Reforma ligjore në fushën e inspektimeve, u finalizua

Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, detyrë të cilën ai e mori në vitin 2016.

13:48
“Asgjë nuk do të jetë më si më parë” Traileri i “Euphoria 3” trondit fansat dhe zbulon një të ardhme të errët

Pritja më në fund ka marrë fund. Traileri i sezonit të tretë të serialit fenomen “Euphoria” është publikuar sot, duke ndezur rrjetin dhe duke lënë fansat me më shumë pyetje se përgjigje.

13:47
Nga Lulzim Berisha te Astrit Avdylaj, zbulohen emrat e të burgosurve në Durrës që u transferuan në burgje të sigurisë së lartë, frikë për arratisje

Zbulohen emrat e të burgosurve dhe paraburgosurve në burgun e Durrësit, të cilët dje janë transferuar në burgun e Fieri dhe Peqinit.

13:38
Trupat e 32 kubanëve të vrarë në Venezuelë, priten me ceremoni ushtarake në Havana

Trupat e 32 ushtarëve dhe personelit të sigurisë kubanë, të vrarë më 3 janar gjatë ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, do të mbërrijnë në Kubë të enjten për ceremoni ushtarake dhe varrime zyrtare.

13:37
Protestat e dhunshme në Iran, Teherani mbylli për disa orë hapësirën ajrore pa dhënë shpjegime

Irani mbylli gjatë natës hapësirën e tij ajrore për fluturimet komerciale për më shumë se katër orë, pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë vendim.