Trump nisi tarifat për makinat në 25%, reagon BE: Sjellje e papranueshme, SHBA partner i pabesueshëm
Një ngjarje e rëndë tronditi Teksasin këtë të premte, kur një aeroplan i vogël Cessna u rrëzua në një zonë të pyllëzuar, duke lënë të vdekur pesë personat që ndodheshin në bord.
Zyrtarët dhe dëshmitarët thanë se “Cessna 421C” po udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Aeroportit Kombëtar të Neë Braunfels kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë për një arsye ende të panjohur. Edhe pse po fluturonte pranë një aeroplani të dytë që drejtohej për në të njëjtin destinacion, nuk flitet të ketë prova të një përplasjeje në ajër.
Shqetësimi u ngrit pak para rrëzimit kur piloti i avionit të dytë raportoi humbjen e kontaktit me Cessnan nëpërmjet radios. Një kontrollues i trafikut ajror raportoi gjithashtu të njëjtën imazh, duke vënë në dukje se avioni po lëvizte në mënyrë të çrregullt dhe u zhduk nga radari, gjë që çoi në mobilizimin e autoriteteve.
Piloti dhe katër pasagjerë, të cilët nuk ishin identifikuar deri në pasditen e së njëjtës ditë, humbën jetën. Përplasja ndodhi në zonën Ëimberley, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Austin, ku trupi i djegur i avionit u gjet midis pemëve.
Banorët vendës përshkruan një zhurmë të lartë në kohën e përplasjes. “Dëgjova një përplasje të fortë, si një tërmet. Ndjeva sikur pjesa e pasme e shtëpisë sime po digjej”, tha Stacey Rohr.
Aeroplani ishte ngritur nga Amarillo rreth dy orë para rrëzimit, i shoqëruar nga një aeroplan i dytë që u ul normalisht. Të dhënat e fluturimit tregojnë se Cessna bëri një kthesë të mprehtë dhe humbi shpejt lartësinë, duke rënë nga 13,600 në rreth 7,000 metra para se të humbiste sinjalin.
Top Channel