114 vjet me pare , dy dite para se te ngrihej flamuri ne Vlore, patriote dhe qytetare te Tiranes e ngritën falmurin duke shpallur pavarësinë e qytetit te Tiranes i cili ne shkurt te 1920 u shpall kryeqyteti i Shqiperise . Ne kete përvjetor te 114 u organizua nje ceremoni nga prefekti i Tiranes Shkelqim hajdari Por liria nuk erdhi si dhuratë! Disa ditë përpara 26 nëntorit, ndërsa forcat pushtuese serbe po i afroheshin Tiranës, patriotët dhe populli i saj u mobilizuan për të mbrojtur me armë në dorë qytetin dhe për të bërë të mundur shpalljen e pavarësisë. Prandaj, 26 Nëntori është jo vetëm dita e ngritjes së flamurit, por edhe dita e qëndresës, e guximit, e sakrificës dhe e dinjitetit të popullit të Tiranës.