Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ironizoi me aktin normativ të qeverisë kundër protestave të dhunshme, që ndalon këto protesta në zonat e mbrojtura. Ai tha se nuk mund të shpallet Kryeministri zonë e mbrojtur dhe se Kryeministri nuk është specie në zhdukje.