Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ne fjalën e saj në ditën e dytë të Konferencës së Investitorëve BE-Ballkani Perëndimor, theksoi rëndësinë e integrimit europian për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke nënvizuar se anëtarësimi në BE krijon tregje më konkurruese dhe mundësi për rritje të qëndrueshme. Ajo solli si shembull Poloninë, ekonomia e së cilës, sipas saj, u trefishua pas anëtarësimit në Union.