Debati për Reformën Zgjedhore është rikthyer në Kuvend këtë të enjte. Demokratët kërkuan shtyrjen e afatit të Komisionit, i cili përfundon më 30 nëntor, por kjo kërkesë u has në refuzimin e menjëhershëm nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla që deklaroi se nuk do të ketë shtyrje, pasi demokratët janë njoftuar disa herë për përfundimin e afatit.