Qazim Laçi vijon të jetë protagonist në Turqi dhe të tregohet vendimtar për ekipin e Rizespor. Mesfushori i Kombëtares arriti të shënonte në fitoren e sotme kundër Konyaspor me shifrat 3-2.

30-vjeçari realizoi në minutën e 18-të pas një hezitimi të mbrojtësve dhe portierit kundërshtar për të fiksuar shifrat momentale në 1-1. Kundërshtarët kishin shënuar vetëm dy minuta më parë.

Mesfushori arriti edhe të dhuronte asist në momentin e përmbysjes 2-1 në minutën e 58-të. Ai ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes, me notën 9.1 nga “Sofa Score”.

Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Laçin, ekipi i të cilit renditet në vendin e tetë në kampionat. Laçi në pesë ndeshjet e fundit numëron tre gola dhe po aq asiste.

 

 

 

Top Channel