Calhanoglu, gati për rinovimin e kontratës, por me disa kërkesa të specifikuara qartë 03/11 13:58
Interi është vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion në Serie A, teksa ndeshja ndaj Parma shihet si vendimtare.
Një fitore përballë Parmës do t’i siguronte zikaltërve Scudetton e 21-të në histori, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm.
Ndërkohë, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, fondi amerikan Oaktree Capital Management ka përcaktuar tashmë bonuset për skuadrën në rast triumfi.
Shuma totale e shpërblimit për lojtarët dhe stafin teknik do të arrijë në rreth 6 milionë euro, një motivim shtesë për ekipin në prag të ndeshjes vendimtare.
Top Channel