Michael Jackson merr drejtimin e Burnley-t. A do të jetë Broja “Smooth Criminal” i zonës së rreptësisë?
Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani po rezulton protagonist absolut në ndeshjen Gaziantep-Besiktas, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën turke.
Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po fiton në transfertë përballë Gaziantep. Sfida e vlefshme për javën e 32-të të Superligës turke mbylli 45 minutat e para në avantazhin e dy golave.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e parë të sfidës. Asllani asistoi në minutën e 9-të për Tiago Djalo, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Pas asistimit në minutën e 8-të, elbasanasi ka realizuar nga penalltia në të 22 minutë. Mund të thuhet pa frikë, se sfida në fjalë, përkon me paraqitjen më të mirë nga mesfushori kuqezi te “Shqiponjat” e Stambollit, pas largimit nga Torino në merkton e janarit.
Ende nuk ka siguri nëse 24-vjeçari do të qëndrojë te Besiktas në fund të këtij sezoni, apo do gjejë “strehë” të re, pasi klubi i Interit ia ka bërë të qartë shqiptarit se nuk e ka në plane.
Top Channel