Goditet një rast i kontrabandës në Kapshticë, arrestohet një 42-vjeçar. Sekuestrohen këpucët e sjella nga Greqia

01/05/2026 13:41

Policia Kufitare në Korçë ka goditur një tjetër rast të kontrabandës në pikën kufitare të Kapshticës, duke vënë në pranga një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të një autobusi që hynte në territorin shqiptar, u konstatuan në bagazhet e shtetasit M. C. mallra të dyshuara kontrabandë, përfshirë këpucë, konfeksione dhe aksesorë të ndryshëm rrobaqepësie, të cilat nuk ishin të deklaruara pranë autoriteteve doganore.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42-vjeçari, banues në Korçë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Kapshticë në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë një autobus, me të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi M. C.

Nga kontrolli i ushtruar në autobus, në bagazhet e këtij shtetasi u gjetën një sasi me mallra të dyshuara të kontrabanduara (këpucë, konfeksione, aksesorë rrobaqepësie) të padeklaruara në organet doganore. Sasia me mallrat e dyshuara kontrabandë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel