Incident i rëndë në Greqi/ Rrëzohet shkalla lëvizëze e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët
I ftuar në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, avokat Spartak Ngjela ka folur si rrallë herë për familjen e tij.
Ndërsa ka kujtuar përmes fotografive të atin, ish-ministrin e atëhershëm në komunizëm, Kiço Ngjela, ai ka rrëfyer edhe për vitet e burgut.
Për 7 vjet me radhë ai ka ndarë të njëjtën qeli me të atin. Ngjela ka folur edhe për vëllanë e tij, Sokolin, i cili nuk jeton më.
Avokati tha se ai humbi jetën nga alkooli dhe kanceri, duke lenë një peng për të dhe të motrën. Lidhur me këtë fundit, ai tha se Shpresa, përherë ka qenë më superiore se ai dhe sot është i vetmi njeri që i ka mbetur.
“Vëllai ka vdekur 40 vjeç, i shkreti. Madje arriti edhe karrierën time politike. Jeta e çoi te pija, edhe pse ishte i fortë fizikisht. Por frekuentonte një lokal ku vdiqën tre a katër persona si ai.
U kanë dhënë alkool etilik që shkakton kancer. Shkova atje dhe më thanë: “Lëre, nuk e di ai, ia kanë dhënë”. Iku edhe ky, Kekua, dhe disa të tjerë që vdiqën nga i njëjti lloj kanceri që vinte nga alkooli etilik”, tha Ngjela.
Jeta personale e avokatit nuk kaloi pa u diskutuar. Ai foli për dashuritë e tij duke treguar se që kur ishte 19 vjeç provoi ndjenjën e parë. I pyetur nga Bieta nëse e ka peng mungesën e një fëmije, ai tha se kur doli nga burgu ishte 40 vjeç e mund të vdiste në çdo moment…
“Herë pas here kam një konflikt të brendshëm, por kam edhe një ‘avokat’ brenda vetes. Pse? Sepse isha 40 vjeç kur dola nga burgu. Nuk ka grua që nuk dëshiron të martohet dhe të bëjë fëmijë.
Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment. A duhej të lija një fëmijë jetim? E mendova si shkrimtar dhe si humanist”, u shpreh avokati.
Top Channel