Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ka nisur me protesta në Tiranë.
Kjo punëtore proteston e mbuluar, pasi nëse ekspozohet rrezikon vendin e punës: “Edhe sot jemi në punë, marrim vetëm 450 mijë lekë në dorë. Pronari thotë boll e ke dhe aq, nuk kemi bërë planin.”
Sindikatat e punëtorëve janë bërë bashkë duke kërkuar trajtim me dinjitet të punëtorëve dhe respektim të të drejtave në punë.
Dritan Shahu nga Koalicioni për të Drejtat e Punëtorëve tha: “Nëse nuk i trajtojmë me dinjitet, na ikin dhe të rinjtë tanë po zëvendësohen me indianë.”
Në Ditën e Punëtorit kërkohet siguri në punë, pasi gjatë vitit 2025 kanë humbur jetën 48 punonjës në vendin e punës, mes tyre 2 gra.
Federata e Transportit Rrugor kërkon ndërhyrje të menjëhershme për uljen e çmimit të naftës, i cili ka impaktuar rritjen e kostove për ta.
Në tubimin paqësor morën pjesë sindikata punonjësish të arsimit, policisë, shëndetësisë dhe organizata të shoqërisë civile.
Top Channel