Qeni i Shërbimit Sekret e dalloi të dyshuarin para se të qëllonte në darkën e Trump, garda e sigurisë e injoroi

01/05/2026 16:46

Detaje të reja po dalin në dritë rreth të shtënave me armë zjarri në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Një video e kamerave të sigurisë është tani në qendër të hetimit. Pamjet, të cilat tashmë janë paraqitur në gjykatë, thuhet se kapin momentin kur një qen i Shërbimit Sekret reagon ndaj të dyshuarit, pak sekonda para të shtënave.

Sipas autoriteteve, pamjet specifike konsiderohen thelbësore për rindërtimin e ngjarjeve, pasi kapin momentet kritike para sulmit dhe ndoshta zbulojnë shenja paralajmëruese që nuk u shfrytëzuan në kohë.

Videoja tregon të dyshuarin, Cole Thomas Allen, duke lëvizur brenda hotelit Ëashington Hilton, ku po mbahej eventi. Pak para se të afrohet në një hyrje, shihet një reagim i hollë, por i qartë nga një qen i Shërbimit Sekret që ndodhej pranë një pike kontrolli.

Top Channel