12 persona, mes tyre një fëmijë, u vranë të premten në sulmet izraelite në Libanin jugor, tha ministria e shëndetësisë e vendit.
Ministria tha se tetë persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në sulmet në fshatin Hamboush, të cilin ushtria izraelite kishte urdhëruar të evakuohej pavarësisht një armëpushimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit, NNA, raportoi “një breshëri sulmesh… më pak se një orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për sulme të afërta”.
Ndërkohë katër persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në fshatin Zrariyah, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
Agjencia libaneze e lajmeve kishte raportuar më parë për sulme ajrore dhe zjarr artilerie në zona të tjera në jug të vendit, përfshirë Tirin, pavarësisht një armëpushimi që ka hyrë në fuqi që nga 17 prilli.
Operacionet ushtarake izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 2,600 njerëz që kur armiqësitë rifilluan midis Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars, mes konfliktit në Lindjen e Mesme. Ndër të vdekurit janë 103 punonjës shpëtimi, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Top Channel