Policia e Lushnjës ka kapur 29-vjeçarin e shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete izoluese në spitalin e qytetit.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për shtetasin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete izoluese në spitalin e Lushnjës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin F. B., për veprën penale “Vjedhje””, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për shtetasin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete izoluese në spitalin e Lushnjës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin F. B., për veprën penale “Vjedhje”.
Po nga këta specialistë:
* U arrestua shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në banesën e shtetasit S. A., 34 vjeç;
* U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos i kthyer fëmijën e mitur ish-bashkëshortes sipas afateve të përcaktuara;
* U referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në Lushnjë (punonjës i OSHEE-së), dyshohet se gjatë punimeve në një kabinë elektrike ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën, duke pësuar dëmtime të lehta. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe në ngarkim të shtetasit E. M., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit dajën e tij, shtetasin F. M., 65 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Top Channel