“Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë”, vjen reagimi i parë i Berlinit pas tërheqjes së trupave amerikane me urdhër të Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky premtoi se do të forcojë mbrojtjen ajrore në Odessa dhe Dnipro, dy qytete të mëdha që kanë pësuar sulme të rënda ruse kohët e fundit.
“Për Dnipro-n, do të ketë sisteme shtesë radarësh, pajisje elektronike bllokimi dhe më shumë personel”, tha Zelensky në një mesazh video. Ai sqaroi se përforcimet kanë të bëjnë edhe me Odessën, duke argumentuar se shkalla e përgjimit është rritur tashmë. “Megjithatë, ato duhet të rriten më tej”, pranoi ai.
Qyteti industrial i Dnipro-s është goditur nga një breshëri sulmesh me raketa dhe dronë rusë në ditët e fundit. Porti i Odessës dhe zona përreth janë gjithashtu shpesh në shënjestër të dronëve rusë.
Që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, Ukraina ka blerë sisteme të përparuara të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.
Top Channel