“Ata nuk po i përmbahet marrëveshjes”, Trump lajmëron rritje me 25% për tarifat e makinave dhe kamionëve nga BE
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “e kanë fituar tashmë” luftën me Iranin, por theksoi se synon një rezultat edhe më të thellë dhe përfundimtar.
Në një intervistë për Newsmax, Trump u shpreh se forcat amerikane kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake iraniane.“Ne kemi shkatërruar marinën e tyre, forcën ajrore, sistemet kundërajrore dhe radarët. Kemi goditur gjithçka,” tha ai.
Megjithatë, ai theksoi se një tërheqje në këtë moment nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar garanci afatgjata. “Nëse largohemi tani, atyre do t’u duhen 20 vjet për t’u rikuperuar, por kjo nuk mjafton. Duhet të sigurohemi që ata të mos kenë kurrë armë bërthamore,” u shpreh Trump.
Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran mbeten të larta, ndërsa në Uashington po diskutohet edhe mundësia e veprimeve të mëtejshme ushtarake.
Komentet e Trump kanë shtuar debatet politike dhe shqetësimet ndërkombëtare për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Top Channel