Humb jetën një person në Shkodër, dyshohet se është përplasur nga një automjet Edhe pse kanë kaluar dy vjet, ministria e bujqësisë dhe AZHBR fermerëve ende nuk i kanë dhënë paratë e premtuar nga Skema e Investimeve 2024.
Qeveria shqiptare akordoi një fond prej 1.5 mld lekësh për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptarë, por skema e cila në përmbajtje dhe kritere imitonte programin IPARD, e drejtuar nga institucionet shqiptare nuk arritut të ketë korrektësinë e evropianëve.
Në vitin 2024 AZHBR nga 200 fermerë përfitues nxitoi të likuidonte si fillim 169 fermerët e traktorëve. Ndërsa nga lista e fermerëve që kanë aplikuar për të ndërtuar një stallë apo serë diellore AZHBR ka mbështetur me pagesë të plotë vetëm 8 prej tyre nga 31 në total. Pjesës së mbetur u është dhënë vetëm 30% I paradhënies. Kjo vonesë ka vënë në vështirësi ekonomike fermerët që kërkuan të rrisin kafshë dhe e të mbjellin perime.
“Natyrisht kjo ndikon negativisht tek sektori pasi vazhdon që skema të mbesë si një amortizim social se sa si një ndihmë e caktuar ekonomike e cila një realitet jo vetëm që duhej të disbursohej në kohë, dhe jo vetëm t’u qendronte pranë dhe tu shërbente të gjithë atyre që janë vendosur në fokus”, shprehet Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.
Kurse për skemën e investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR jo vetëm që nuk kanë likujduar asnjë fermer aplikues nga 808, por as nuk janë nxituar të shpallin emrat fitues. Inspektorët e AZHBR prej një viti janë në kërkim të letrave nga fermerët, 12 muaj ka qenë kohë e pamjaftueshme për të verifikuar dhe dhënë fermerëve paratë e premtuara.
“Kjo na lë të kuptojmë që ato që janë vendosur në plane nuk zbatohen në realiteti faktike apo fuqinë absorbuese pasi në tjetër gjë është të bësh plan dhe një tjetër gjë ta disbursosh shumën, kjo vonesë më pas ndikon në rritjen e kostove”, shton eksperti i ekonomisë.
Burime të sigurta për Top Channel bëjnë me dije menaxhimi I parave të skemës së investimeve 2024 pas ankesave të fermerëve ka vënë në lëvizje edhe KLSH.
Top Channel