Edhe pse kanë kaluar dy vjet, ministria e bujqësisë dhe AZHBR fermerëve ende nuk i kanë dhënë paratë e premtuar nga Skema e Investimeve 2024. Qeveria shqiptare akordoi një fond prej 1.5 mld lekësh për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptarë, por skema e cila në përmbajtje dhe kritere imitonte programin IPARD, e drejtuar nga institucionet shqiptare nuk arritut të ketë korrektësinë e evropianëve.