Plagosje me thikë në Vlorë/ 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta
Ka ndërruar jetë 80-vjeçari, që u përplas nga mjeti tip “Benz” në fshatin Udënisht të Pogradecit.
Mësohet se i moshuari u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të kryeqytetit.
Aksidenti ndodhi gjatë mesditës së sotme, teksa 80-vjeçari po kalonte rrugën dhe është goditur nga mjeti.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. S., 24 vjeç, banuese në Udënisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo shtetase duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin Z. D., 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku më pas ka humbur jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel