Irani i dërgon Pakistanit propozim të ri për paqe me SHBA-në, Teherani vijon përpjekjet diplomatike
Një padi e depozituar në New York ka vënë në qendër të vëmendjes bankën më të madhe amerikane, JPMorgan Chase, pas akuzave të rënda për ngacmim dhe abuzim seksual brenda strukturave të saj.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ish-punonjësi Chirayu Rana pretendon se është detyruar për disa muaj në akte seksuale jo konsensuale nga drejtorja ekzekutive e bankës, Lorna Hajdini, gjatë kohës që të dy punonin në sektorin e financimeve të levave. Ai pretendon gjithashtu se është kërcënuar nga shqiptarja me pasoja në karrierë nëse nuk pranonte kërkesat e saj.
Rana e ka depozituar fillimisht padinë në mënyrë anonime, duke përdorur pseudonimin “John Doe”, duke argumentuar se ka pasur kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij pas denoncimit.
Megjithatë, disa burime brenda bankës kanë hedhur dyshime mbi akuzat, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe të lidhura me një konflikt të brendshëm pune. Madje, disa prej tyre e kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e deklarimeve.
Në një reagim zyrtar, e akuzuara, Hajdini ka mohuar kategorikisht çdo shkelje, duke deklaruar përmes avokatëve se nuk ka pasur asnjë sjellje të papërshtatshme dhe se nuk ka qenë në vendet ku pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet.
Nga ana e saj, JPMorgan Chase ka bërë të ditur se një hetim i brendshëm nuk ka gjetur prova që mbështesin pretendimet e ngritura. Sipas kompanisë, paditësi gjithashtu nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin.
Avokati i paditësit ka reaguar duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një rast të rëndë abuzimi dhe ka deklaruar se do të kërkojë të vërtetën përmes procesit gjyqësor dhe marrjes në pyetje të palëve.
Top Channel