Adli ndryshon mendje, do të luaj për Algjerinë: “Të vesh këtë fanellë do të jetë gjëja më madhështore për mua”

02/05/2026 02:18

Mesfushori i Milanit, Yacine Adli, ka thyer heshtjen duke zyrtarizuar kthesën e madhe në karrierën e tij ndërkombëtare: ai dëshiron të përfaqësojë Algjerinë.

Përmes një deklarate të sinqertë dhe plot emocion, Adli u kërkoi ndjesë fansave për qëndrimet e mëparshme, kur ishte shprehur se synonte vetëm kombëtaren e Francës për të luajtur në nivelet më të larta. “Jam penduar për ato deklarata. Kurrë nuk kam pasur qëllim të nënçmoj vendin tim të origjinës, por realiteti është se jam përballur me fyerje dhe kërcënime që më bënë të ndihesha i padëshiruar,” u shpreh ai, duke kujtuar se momentet më të bukura të fëmijërisë i lidh pikërisht me Algjerinë.

Adli argumentoi se ndryshimi i zgjedhjes sportive është tashmë një praktikë e zakonshme në futbollin modern, duke marrë si shembull mbrojtësin Issa Diop që iu bashkua Marokut në moshën 29-vjeçare. Vendimtar në këtë vendim ka qenë biseda me trajnerin e ri të “Dhelprave të Shkretëtirës”, Vladimir Petkoviç, i cili e njeh mirë lojtarin që nga koha e tyre te Bordeaux. Me këtë lëvizje, Algjeria fiton një element cilësor në mesfushë për kualifikimet e Botërorit 2026, ndërsa Adli mbyll përfundimisht kapitullin me “Gjelat” e Francës për të nisur një rrugëtim të ri, që ai vetë e konsideron si arritjen më madhështore të jetës së tij.

Top Channel