“19 vjeç u dashurova”/ Spartak Ngjela rrëfehet në “Ftesë në 5”: Ja pse nuk u bëra baba

01/05/2026 21:20

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar sot në “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo rrëfeu jetën e tij personale

Ngjela tha se për herë të parë është dashuruar në moshën 19-vjeçare dhe më pas nuk ka arritur të dojë një grua tjetër.

“Të jemi të qartë, në moshën 19-vjeçare jam dashuruar për herë të parë! Ato të tjerat janë shpërthime erotike, dashuri është ajo që të mban në mendim. Domethënë, kur të dashuron dikush, gjithë ditën rri me mendimin tek ai. Vetëm burri e ka këtë, gruaja s’e ka”, tha ai.

Ai u pyet nëse i ka mbetur peng që nuk ka një fëmijë, pyetje të cilës ai iu përgjigj duke thënë se fakti që doli nga burgu në moshën 40-vjeçare e frikësonte dhe mendonte se nga dita në ditë ekzistonte rreziku që të humbte jetën dhe nuk dëshironte që fëmijët e tij të mbeteshin jetimë.

“Herë pas here kam një konflikt të brendshëm, por kam edhe një ‘avokat’ brenda vetes. Pse? Sepse isha 40 vjeç kur dola nga burgu. Nuk ka grua që nuk dëshiron të martohet dhe të bëjë fëmijë. Si mund ta bëja unë një fëmijë, kur do të isha të paktën 42 vjeç? Nga kjo moshë e lart ekziston rreziku që mund të vdesësh në çdo moment. A duhej të lija një fëmijë jetim? E mendova si shkrimtar dhe si humanist”, u shpreh Ngjela.

 

Top Channel