Lufta me Iranin, SHBA i shet sisteme e armë ushtarake me vlerë 8.6 miliardë dollarë aleatëve në Lindjen e Mesme

02/05/2026 09:36

Departamenti i Shtetit njoftoi të premten se ka miratuar shitjen e më shumë se 8.6 miliardë dollarëve në pajisje ushtarake për aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme: Izraelin, Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në mënyrë specifike, Izraeli synon të blejë sisteme APKWS (Sistemi i Armëve të Vrasjes me Precizion të Avancuar) me një vlerë të vlerësuar prej 992.4 milionë dollarësh, raketa Patriot të Katarit dhe pajisje të lidhura me to me vlerë 4.01 miliardë dollarë, si dhe APKWS me vlerë 992.4 milionë dollarë, sistemin e komandës IBCS të Kuvajtit (Sistemi i Integruar i Komandës së Betejës) me vlerë 2.5 miliardë dollarë dhe APKWS të Emirateve të Bashkuara Arabe me vlerë 147.6 milionë dollarë, sipas informimit nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Njoftimi erdhi nëntë javë pas fillimit të sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe tre javë pasi hyri në fuqi armëpushimi mes tyre.

Top Channel