Çmimi “Jakov Xoxa” për Gëzim Aliun, shkrimtari nga Kosova vlerësohet për kontributin në letërsi, juria drejtohej nga Rexhep Qosja

01/05/2026 15:28

Shkrimtari nga Kosova, Gëzim Aliu u nderua me çmimin “Jakov Xoxa” për edicionin 2025-2026.

Ky vlerësim iu dha nga Qendra e Librit dhe Leximit si zë i spikatur i prozës bashkëkohore, me motivacionin se përmes një krijimtarie origjinale dhe një angazhimi të qëndrueshëm shkencor, ka pasuruar diskursin letrar dhe ka ndikuar në zhvillimin e mendimit kritik në kulturën shqiptare.

Juria e këtij viti drejtohej nga akademiku Rexhep Qosja bërë përzgjedhjen e tij para se të ndahej nga jeta pak ditë më parë.

Agron Xoxa u shpreh: “Merita i takon një njeriu të jashtëzakonshëm, një të tejdituri, një largpamësi, sikurse është Rexhep Qosja”.

Në ndër të Qoses, të pranishmit në aktivitet mbajtën një minutë heshtje.

Në këtë edicion, u vlerësuan veprat e 35 krijuesve të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Ky çmim që mbështet dhe motivon autorët e rinj, nderon dhe një ndër romancierët më të rëndësishëm të shekullit XX, që biri, Agron Xoxa, e kujton me emocion si krijuesin që i jepte shpirt personazheve që krijonte.

Në këtë veprimtari që në bosh ka emrin e Jakov Xoxës, si një nga emrat e rëndësishëm të kujtesës sonë kolektive. Kënaqësia ka të bëjë me faktin që një emër i rëndësishëm i së djeshmes, nderon një emër të së sotmes. E kam fjalën për vazhdimësinë”, tha Arta Marku.

 

Top Channel