“Do bëhet si ishulli i Jeffrey Epstein”/ Dezinformime nga propaganda ruse, çfarë thonë në rrjetet sociale për projektet në Zvërnec dhe Sazan
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në hyrje të Shkodrës, ku ka humbur jetën një 78-vjeçar, pasi u përplas nga një makinë.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari, shtetasi me iniciale H.B., është gjetur pa shenja jete nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Dyshohet se ai është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupet hetimore po punojnë për identifikimin e automjetit të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel