Aksident në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, rreth 80 vjeç.
I dëmtuari është marrë nga ambulanca për tu dërguar drejt spitalit të Pogradecit ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia për të bërë zbardhjen e rrethanave.
“Më datë 01.05.2026, rreth orës 14.15, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel