Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para
26/11/2026 17:13
Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 43 vjeccarja ka humbur ndjenjat në tualetin e shtëpisë.
Viktima është gjetur nga familjarët e pajetë ndërsa këta të fundit kanë deklaruar se vuante nga tensioni.
Dyshohet se ky ka qenë shkaku i vdekjes. Po kryhen veprimet hetimore.
Top Channel