“Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove”/ Rama në CNN: Njerëzit meritojnë të jetojnë në një tjetër lloj mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën
Gjatë vizitës së tij në Forumin International Democrat Union në Zagreb, kryedemokrati, Sali Berisha, së bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilluan një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic.
Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu falënderuan Mesic, të cilin e cilësuan si një mik të vjetër të tyre dhe të shqiptarëve, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kombit shqiptar, veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tij, si dhe të Kroacisë, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres. Sipas tij, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën europiane të vendit.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti Mesic theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.
Top Channel