Çelja e sezonit turistik veror në Himarë, vijojnë organizimet, tjetër koncert në Potam

02/05/2026 22:30

Në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik në Himarë, atmosfera festive ka kulmuar në mbrëmje në skenën e ngritur në zonën e Potamit, ku qindra banorë dhe turistë vendas e të huaj janë bërë pjesë e një koncerti muzikor.

Artistë të njohur si Ronela Hajati dhe grupi Elita 5 kanë performuar për publikun, duke sjellë energji dhe entuziazëm në këtë event që shënon nisjen e sezonit veror.

Gjatë performancave, këngëtarët kanë uruar Bashkinë e Himarës për një sezon turistik të suksesshëm, ndërsa publiku i pranishëm i është bashkuar këngëve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Mbrëmja është shoqëruar edhe me momente simbolike, ku balona me flakë janë lëshuar në qiell, duke shtuar më tej bukurinë e spektaklit dhe duke e kthyer eventin në një kujtim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

Top Channel