Në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik në Himarë, atmosfera festive ka kulmuar në mbrëmje në skenën e ngritur në zonën e Potamit, ku qindra banorë dhe turistë vendas e të huaj janë bërë pjesë e një koncerti muzikor. Artistë të njohur si Ronela Hajati dhe grupi Elita 5 kanë performuar për publikun, duke sjellë energji dhe entuziazëm në këtë event që shënon nisjen e sezonit veror.