Kjo ishte panorama e protestës së dytë kombëtare, të mbajtur këtë të diel në kryeqytet. Gurët, fishekzjarrët dhe molotovët e hedhur drejt policisë, përpara Kryeministrisë, ndryshuan krejtësisht atmosferën e protestës, e cila rreth orës 10:00 të paradites nisi në sheshin “Skënderbej” me këngë e valle. Rreth orës 13:00, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë, ku protesta vijoi për rreth një orë në mënyrë të qetë, me dy simbole kryesore: flamurin kombëtar dhe flamingot.