Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të ruajë çdo regjistrim të përplasjeve në protestën e 28 nëntorit, duke nisur nga pamjet e kamerave të trupit, tek dronët dhe nga mjetet, si edhe komunikimet në radio. Kërkesa vjen pas monitorimit në terren që Avokati i Popullit i ka bërë protestës, ku sipas komisionerit Ahmet Prençi, katër protestues në spitalin e traumës thanë se u goditën me plumba gome, njëri prej të cilëvë në sy. Ndërkohë një tjetër raportoi se ishte goditur me shkop gome.