Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është personi që mbeti i plagosur gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Hoti përfundoi në tokë në mes të bulevardit, ndërsa dyshimet paraprake janë se është goditur me plumb gome në pjesën e shpinës. Protestuesit dhe personat e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë ka mbërritur ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.