Të gjitha akset rrugore në vend janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht, pavarësisht reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonat malore në veri dhe juglindje të Shqipërisë. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), gjatë natës janë regjistruar reshje dëbore në disa akse të Rajonit Verior, përfshirë Bajram Curri-Valbonë, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë dhe Dedaj-Razëm.